Migjeni Zhvillon Festen e Abetares
Më 29 Prill Shkolla “Migjeni”organizoi festën e abetares… Ishte një mrekulli të shihje emocionet e vogëlushëve përpara,gjatë dhe pas festës…Ata ishin kaq të emocionuar… Ajo ishte dita e tyre,dita ku ata do të ishin në qendër të vëmendjes e do të tregonin gjithçka kishin mësuar…Që në orët e para të mëngjezit vogëlushët shkuan në ambjentet e “Qendrës kulturore të fëmijëve” ku ata performuan si artistë të vegjël në mini skenën e tyre…T’i shihje atje, duke recituar,kënduar e kërcyer,të dukej sikur ata ishin zotëruesit e botës…Sa bukur dukeshin ata vogëlushë të mrekullueshëm duke recituar e thurur lavde për shkronjat që kishin mësuar…Në portretin e tyre dukej jo vetëm lumturia, por dhe krenaria…Tashmë ata ishin mishërimi i shkronjave…dhe sa të bukura e lozanjare dukeshin ato shkronja….Dhe në fund të kësaj feste dukej sikur ata nuk donin të largoheshin nga skena. Ata po përjetonin një ëndërr, një ëndërr nga e cila nuk donin të zgjoheshin. Por një gjë është e sigurtë: Ata fëmijë do të jetojnë ëndrra të atilla gjithë jetën e tyre. Sepse ata janë më të vërtetë fëmijë të talentuar, të cilët po edukohen në një shkollë që di të rrisë filiza të së ardhmes.
Misioni i Shkolles “Migjeni”
Të zhvillojmë me pasion dhe angazhim shkencat, artet dhe sportet; të ushqejmë integritetin moral të nxënësve; t’ i përgatisim ata si lojtarë ekipi dhe si individë krijues; t’i ndihmojmë që të zbulojnë pikat e tyre të forta dhe të gjejnë kënaqësi kur i kontribuojnë shoqërisë; të frymëzojmë udhëheqësit e së nesërmes: ky është misioni i shkollës “MIGJENI”.















