Nën drejtimin e mësueses së biologjisë nxënësit e klasave të dhjeta prezantuan projektin me temë “Angazhimi ynë në luftën kundër duhanit,alkolit,drogave”.

Çdo klasë bëri prezantimin e projektit dhe nga ballafaqimet mes klasave dolën:

  • Efektet negative që sjellin në shëndet këto substanca;
  • Problemet sociale dhe sjelljet e shëndetëshme që ndihmojnë në përballimin e këtyre problemeve.

Vlen për të theksuar pjesmarrjen e të gjithë nxënësve përmes informacioneve, ballafaqimeve të mendimeve e konkluzioneve të arritura.

Punimet u paraqitën në power point.

Përfundimi i kësaj veprimtarie u përmblodh në mesazhin:”Eshtë në ndërgjegjen e çdo njeri nga ne që të ndryshojë apo jo sjelljen e vet përballë substancave të rrezikshme”.