Ftesë për aplikim për punësim

Çdo vit shkolla MIGJENI ofron vende pune në mësimdhënie  për ata që diplomohen dhe janë të interesuar të eksplorojnë në fushën e arsimit. Ata përfshihen plotësisht në jetën  tonë, në proçesin mësimor, në art,sport etj. Ju lutem eksploroni websitin tonë përpara se të dërgoni aplikimin tuaj, dhe shpjegoni se çfarë ju tërheq në mënyrë specifike tek kjo shkollë. Të gjitha aplikimet duhet të përfshijnë: kurrikulumin europian, kopje të diplomës së universitetit, dy letra reference,gjuhët e huaja që zotëron, master në qoftëse ka. Kandidatët më të kompletuar do të lajmërohen me e-mail.

Ju lutem dërgoni aplikimin tuaj

Deri në 1 Gusht të çdo viti  në: Shkollën “Migjeni” L.5, Rr”Dëshmorët”,Nr.102,Durrës

ose info@shkollamigjeni.com ose migjenijop@yahoo.com

Kriteret për vendin e punës

  1. Përvojë pune mbi 5 vjet,
  2. Të njohë dhe aplikojë metodat bashkëkohore të mësimdhënies,
  3. Konceptet akademike për të ndjekur të rejat bashkëkohore në shkencë,
  4. Cilësi etiko-profesionale,
  5. Përgjegjësi dhe përkushtim,
  6. Formim qytetar për të qenë tek nxënësit model në edukimin e tij si qytetar,
  7. Aftësi për iniciativë në marrjen e vendimeve profesionale,
  8. Aftësi për përshtatjen me punën në grup dhe fleksibilitet,
  9. Marëdhënie shpirtërore të sinqerta me nxënësit dhe me stafin,
  10. Të zotërojë mirë programet kryesore të kompjuterit,
  11. Të njohë të paktën një gjuhë të huaj.

DETYRAT QË KRYHEN:

  1. Të edukojë, organizojë, kuptojë bashkë me nxënësit punën edukative dhe organizues.
  2. Të konsiderojë veten si pjesë e grupit në zhvillimin e aktiviteteve edukative, kulturore dhe sportive.
  3. Të njohë programin e plotë të lëndës që mbulon duke zbatuar metodat bashkëkohore të mësimdhënies si: mësimdhënie me në qendër nxënësin dhe edukimi global.
  4. Të vendosë dhe përçojë lidhje midis komunitetit dhe pjesës së stafit mësimdhënies duke respektuar kërkesat e tyre për edukimin dhe mësimin e fëmijëve.
  5. Të marrë pjesë në aktivitete kualifikimi dhe vetkualifikimi.

Shkathtësi dhe atribute të rëndësishme

  • Interesim të sinqertë për nxënësit
  • Interes për mësimdhënien si një karrierë e mundshme
  • Kapacitet akademik dhe kuriozitet profesional
  • Përvoje pune mbi 5 vjet
  • Përshtatshmëri dhe fleksibilitet
  • Raport mjekësor për ushtrimin e profesionit të përditësuar brenda 3 muajve të fundit
  • Përgjegjësi dhe besim
  • Iniciativë dhe pavarësi në vendimmarrje
  • Ndjenjë humori
  • Aftësi fizike dhe mendore që mundëson kryerjen e veprimeve të vështira për një kohë të gjatë
  • Karakter të fortë dhe aftësi për punë në grup

Shpërblimi

  • Pagesa në varësi të përvojës,të vjetersise, disiplinës dhe ngarkesë mësimore.
  • Sigurim i plotë i jetës.
  • Pushimet vjetore 56 ditë kalendarike.
  • Të njohë, respektojë dhe zbatojë filozofinë e punës në Shkollën “Migjeni”.