ARRITJET TONA
Një ndër arritjet tona më të mëdha është përkrahja në shkollë e punës me grupe përmes punës me projekte në lëndë shkencore dhe shoqërore, në përputhje me tematika të caktuara.
Në aktivitetin prej shtatë vjetësh janë realizuar këto arritje:
- Për vite me rradhë, nxënësit e shkollës kanë marrë pjesë në të gjitha olimpiadat që janë zhvilluar si në shkallë rrethi ashtu dhe në shkallë Republike duke marrë vëndin e para, të dytë ose të tretë.
- Jemi krenarë që në këto vite të matures shtetërore maturantët kanë marrë rezultate të shkëlqyera, si në lëndët e detyruara, ashtu dhe në ato me zgjedhje duke patur një diference të notës mesatare të katër viteve dhe të provimeve të maturës shtetërore 0.1-0.3%.
- Është viti i gjashtë që 100% e maturantëve kanë fituar të drejtën për në universitet nga të cilët mbi 50% kanë marrë preferencat e para dhe mbi 70 % e tyre janë në univeritetet shtetërore.
- Për vite me rradhë, shkolla jonë ka qënë pjesëmarrëse aktive në aktivitetin “Maratona Rinore” e organizuar nga trupa artistike “Blu Epidamnus”midis shkollave të mesme. Në këtë aktivitet, në të gjitha pjesmarrjet jemi vlerësuar me çmim të parë në disa disiplina, si dhe duke merituar çmimin e madh të Maratonës Rinore.
Home > Arritjet
Misioni i Shkolles “Migjeni”
Të zhvillojmë me pasion dhe angazhim shkencat, artet dhe sportet; të ushqejmë integritetin moral të nxënësve; t’ i përgatisim ata si lojtarë ekipi dhe si individë krijues; t’i ndihmojmë që të zbulojnë pikat e tyre të forta dhe të gjejnë kënaqësi kur i kontribuojnë shoqërisë; të frymëzojmë udhëheqësit e së nesërmes: ky është misioni i shkollës “MIGJENI”.








