Mesazh Nga Drejtori

Mesazh Nga Drejtori

Të rinjtë kanë nevojë të ndihmohen dhe të udhëhiqen nga edukatorë të përgjegjshëm

Gjetja e një shkolle që do të plotësojë kërkesat intelektuale, fizike dhe emocionale të fëmijës është e një rëndësie të veçantë. Jetojmë në erën e ndryshimeve befasuese, në erën e informacionit, shpesh të shumëfishuar dhe të çorganizuar, në kontekstin e komunikimit global nëpërmjet internetit. Bota jonë, kurrë nuk ka qenë kaq e pasur me mundësi, por dhe me rreziqe, sa ç’është në fillimin e këtij shekulli. Më shumë se kurdoherë, sidomos në moshën e adoleshencës, të rinjtë kanë nevojë të ndihmohen dhe të udhëhiqen nga edukatorë të përgjegjshëm.

Shkolla jonë ka zgjedhur të jemi jo vetëm mësues, por dhe drejtues të nxënësve tanë. Shqetësimi ynë parësor është formimi i karakterit, po aq sa dhe zhvillimi i një kurrikuli sfidues dhe interesant. Nëpërmjet pjesëmarrjes në të gjithë veprimtaritë shkencore, sportive dhe artistike, nxënësit zbulojnë pikat e tyre të forta dhe zhvillojnë më tej shkathtësitë dhe aftësinë për të marrë vendime të drejta moralisht, në mënyrë të pavarur dhe mbi bazën e informacionit përkatës.

Ne krenohemi për rrugët e larmishme që ndjekin pas përfundimit të shkollës “MIGJENI” nxënësit tanë. Ne shpresojmë se kur ata të lenë shkollën të jenë të gatshëm për të jetuar siç dëshirojnë. Ëndrra jonë është që nxënësit tanë, kudo që të jenë, të kontribuojnë me sukses për ta shndërruar erën e informacionit në erën e dijes.

Nga shkolla “MIGJENI” kanë nisur rrugën e jetës udhëheqësit e së nesërmes

Z. Ruzhdi Dollaku

Drejtor