TË DHËNAT PËR REGJISTRIMIN
1-PERIUDHA E REGJISTRIMIT
Në shkollen “Migjeni”, në muajt maj – qershor bëhen rregjistrimet paraprake për nxënësit ekzistues dhe për ata të rinj, pranimi i ti cilëve bëhet në bazë të një mesatare. Nxënësit që nuk regjistrohen në kohën e duhur, në rast të plotësimit të kontigjentit, humbasin të drejtën e regjistrimit.
Nëse ka kërkesa për regjistrim në klasat ndërmjetëse nga nxënës të jashtëm dhe ka kontigjent të mjaftueshëm atëhere hapen klasat që nuk janë.
2. DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR RREGJISTRIM:
PËR KLASËN E PARË:
- Çertifikata e lindjes ose fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit kartela e vaksinimit dhe dy fotografi.
PËR KLASËN E 9-të e 10-të:
- Çertifikata e lindjes ose fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit dëftesa e klasës së 9-të.
3.VEPRIMET QË KRYHEN GJATË REGJISTRIMIT
MARRËVESHJA E SHKOLLIMIT
Mes shkollës dhe prindërve të nxënësve që fitojnë të drejtën e regjistrimit në shkollën “Migjeni”, bëhet një marrëveshje. Marrëveshja është e vlefshme për 1 vit arsimor. Viti arsimor përbëhet nga dy semestra ose gjithesej 35 javë mësimore në bazë të përcaktimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave.
Në marrëveshje përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve.
Misioni i Shkolles “Migjeni”
Të zhvillojmë me pasion dhe angazhim shkencat, artet dhe sportet; të ushqejmë integritetin moral të nxënësve; t’ i përgatisim ata si lojtarë ekipi dhe si individë krijues; t’i ndihmojmë që të zbulojnë pikat e tyre të forta dhe të gjejnë kënaqësi kur i kontribuojnë shoqërisë; të frymëzojmë udhëheqësit e së nesërmes: ky është misioni i shkollës “MIGJENI”.








