FILOZOFIA E SHKOLLËS


  • Për herë të parë në sistemin arsimor, shkolla “MIGJENI” punon me standartet në të gjithë  komponentët e shkollës.
  • Standartet e arritjeve, kualifikimin e mësuesve, standarte në  vlerësim etj.
  • Në fushën e mësimdhënies ne po përballemi me një prej sfidave që  përballën të gjithë sistemet e përparuara në botë.

Mësimdhënia dhe sistemi i punës së mësuesit kërkon:

1- Të trasmetojë njohuritë shkencore të  tekstit dhe burimeve të tjera të  informacionit, duke gjetur e zbatuar ekuivalent  didaktike më të përshtatshëm, për të  përvetësuar e interpretuar saktë këto njohuri.

2-Mësimdhënia dhe organizimi i orës së mësimit duhet të shërbejë si modeli, pika e referencës apo shkëndija e të nxënit. Pra modeli se si duhet  të mësojë nxënësi.

3-Mësimdhënia, organizimi dhe të gjithë komponentët e orës së mësimit duhet të ngjallin të nxënësit dashurinë, pasionin për diturinë e shkencën.

4-Në fushën e nxënies, po synohet aftësimi nxënësit për punën e pavarur e krijuese, për kërkimin e gjetjen e informacionit nga ai vetë, për përpunimin e aplikimin e këtij informacioni.

5-Në veprimtaritë jashtë kurrikulare, një mundësi më shumë për një edukim më të plotë shkencor, etik, estetik e moral të nxënësve, apo një mundësi për nxitjen e promovimin e talenteve në të gjithë fushat.

6-Në fushën e menaxhimit punohet mbi një parim tepër domethënës:

“Nxënësit që ndjehen mirë, me siguri arrijnë suksesin!!!”