Programet shkollore

“Shkolla Migjeni” punon me plane dhe me programe të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës si dhe programe të reja të miratuara nga M.A. SH duke shfrytëzuar çdo mundësi të re, ku zhvillohen lënde plus në përshtatje me grupmoshat dhe interesat e nxënësve. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 15-18 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të mësimdhënies me në qendër nxënësin, përfshirë teknikat e programit të njohur në nivel ndërkombëtar “Mendimi kritik gjatë leximit dhe shkrimit”, “të mësuarit problemor”, “mësimin me anë të projekteve”, etj. Nxënësit kalojnë në shkollë 6-8 orë, në varësi nga mosha dhe nevojat individuale, duke kryer pjesën më të madhe të detyrimeve gjatë këtij orari. Gjuha angleze mësohet që nga klasa e parë, ndërsa në shkollën e mesme gjuha e parë është anglishtja dhe e dyta një nga gjuhët me zgjedhje. Lënda e informatikës zhvillohet nga klasa e parë fillore.

Metodat e punës

Në shkollë punohet me metodologji bashkëkohore të mësimdhënies me në qendër nxënësin:.

  • Shtrimi dhe zgjidhja e situatave problematike
  • Hap pas hapi
  • Të nxënit me projekte.
  • Etj.

Shkolla zbaton metodologji bashkëkohore të vlerësimit, të bazuara në vlerësimin e vazhdueshëm të arritjeve së nxënësve.

Format e punës

Për të siguruar që secili nxënës të përparojë sa më shumë, në shkollë zbatohen forma të ndryshme pune:

  • Puna individuale.
  • Puna frontale (me tërë klasën).
  • Puna në grupe.

Për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat e çdo nxënësi,shkolla do të organizojë:

  • Mësim plotësues për nxënësit që kanë vështirësi në nxënie.
  • Mësim zgjedhor për nxënësit që tregojnë interesim të veçantë.
  • Mësim plotësues për nxënësit me prirje të veçanta.