Liderat e te ardhmes1-Ky institucion arsimor përbëhet nga shkolla fillore, nëntë vjeçare, dhe e mesme. Sukseset janë shoqërues në punën tonë të përditshme. Kontributi ynë ndihet në arsimin shqiptar. Arritjet janë të dukshme.

2- Objektivi ynë është: “ Të nxjerrim nxënës ndër më të mirët LIDER të së ardhmes”

Krijim i shoqerise civile3-Qëllimi ynë është edukimi i një brezi intelektualësh me baza të forta dijesh. Nxënësi ynë duhet të jetë social, aktiv dhe i edukuar. Ai duhet të respektojë të drejtat e të tjerëve, të jetë i vlefshem për shoqërinë, të jetë i aftë për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë, por edhe veten kudo, duke siguruar kështu një të ardhme të ndritur.

4-Në shkollën “Migjeni” zhvillohet një proçes mësimor bashkëkohor i dizenjuar që të sjellë rezultatet maksimale për fëmijët tuaj duke u fokusuar në të gjitha aspektet e formimit të nxënësve si jeta shkollore, jashtë-shkollore, dhe aspekti social.

5-Stafi ynë përbëhet nga mësues më përvojë, të cilët ndjekin çdo muaj rregullisht seminare dhe programe kualifikimi me një përkushtim të madh për të rritur nivelin e tyre.

6-Ndonëse fëmijëve u sigurojmë dhe i falim dashurinë dhe ngrohtësinë, njëkohësisht përpiqemi që kur të jenë midis nesh të mos e ndiejnë mungesen e prindërve. Nga mëngjesi deri në orën 16:00 për fëmijët tuaj është menduar më e mira. Mësuesit tanë, plot dashuri dhe për kujdesje, bëjnë të mundur që fëmijët të jetojnë atmosferën familjare.

7-Qëndrueshmëria e njohurive kërkon përkushtimin e më shumë se një shqise. Duke u nisur nga ky parim, nxënësit gjejnë mundësinë të konkretizojnë njohuritë nëpërmjet laboratorëve tanë moderne, duke parë, vepruar dhe eksperimentuar. 

8-Shkolla jonë i kushton një vëmëndje të veçantë mësimit të anglishtes. Për këtë arsye ndjek një program intensiv nga klasa e parë e shkollës fillore deri tek e mesmja, me mësues me përvojë, me teknikat dhe metodat më bashkëkohore, me laboratorë të pajisur me teknologji moderne mësimdhënieje.

Staf i perkushtuar9- Detyra juaj është të mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, detyra jonë është t`i orientojmë ata. Në shkollën tonë një rëndësi të veçantë i jepet mësimit të kompjuterit, i cili nis nga klasa e parë deri në shkollën e mesme. Mësimi zhvillohet në laboratore kompjuterash, të pajisur me

sisteme bashkëkohore.

10-Ne ju sigurojmë nxënësve klasa me standarte moderne, me kapacitet 18-20 vetë, kushte dhe mundesi teknike te favorshme mësimdhenieje.

Proces mesimor bashkohor11-Ne ndjekim zhvillimin psikologjik, mendor e fizik të nxënësve në mënyre që ata të jenë në gjëndje të marrin vendime të drejta, t`i përshtaten punës në grup dhe të formojnë një personalitet me karakter.

12- Arsimi fitohet në çdo vend, por me disiplinë mund ta gjeni në shkollat tona. Ne mund t`ju sigurojmë një mësim të sigurtë në një ambient të ngrohtë familjar, larg veseve të keqija dhe çdo rreziku që janë kërcënuese për çdo të ri në ditët tona.

13-Mirësia është virtyti më i çmuar i njeriut. Ajo e dallon njeriun nga qëniet e tjera të kësaj bote. Mirësia është burim i dashurisë, paqes dhe i të jetuarit në harmoni me veten e të tjerët. Por përveç këtyre, mirësi do të thotë edhe sakrificë. Do të thotë të heqësh diçka nga vetja jote që t’ia dhurosh dikujt tjetër.