Historiku i Shkollës Migjeni

Shkolla Migjeni

Shkolla Migjeni

Shkolla  mesme jopublike “Migjeni” ka filluar punë në vitin shkollor 2003-2004.
Gjatë vitit 2003 nismëtarët, që janë sot dhe administratorët e saj i drejtojnë kërkesën përkatëse Ministrisë së Arsimit dhe në përgjigje të saj, për herë të parë, merr miratimin për aprovimin e kësaj kërkese. Kështu, aprovimi ka këtë vendim:

Urdhër Nr.36 datë 26.02.2003 me Nr. 1218 Prot. Për dhënien e lejes së funksionimit të Institucionit  Arsimor Jopublik ParauniversitarMigjeni” Nismëtarët e kësaj pune të madhe janë Administratorët Diana e Gezim Hoxha (Rexha).

Nxënësit në shkollën e porsahapur gjetën kushte të cilat falë investimit përmbushën kërkesat e kohës.
Kështu puna filloi me laboratorë të plotësuar fizike, kimie, biologjie, një sallë  kompjuterash të gjitha të  kohës ,me një palestër  moderne ku nuk mungojnë dhe veglat e domosdoshme. Eshtë  e natyrshme që pjesë e këtij kujdesi është  bibloteka dhe pajisja me hartat përkatëse në histori dhe gjeografi.
Drejtori i shkolles është zoti Ruzhdi Dollaku.
Kujdesi  ishte i madh edhe në përzgjedhjen që u bë për krijimin e stafit të parë të mësuesve, të cilët ishin mësues më  përvojë  dhe me shumë  dëshirë e pasion për  të  dhënë  ndihmesën dhe rolin e vetë  në përgatitjen e nxënësve si njerëz të një shoqërie të re, që i përket e ardhmja.
Kështu stafi i mësuesve në  fillimet e punës në  shkollë përbëhej nga 15 vetë, ndërsa klasa në vitin e parë ishin 4 (katër) vite të para, 1( një) vit i dytë, 1(një) vit i tretë me total nxënësish 107,dhe ku sot jemi me një numër nxënësish mbi 200.
Ne ndjehemi krenar tek hedhim sytë në vitet e punës sonë dhe shohim risitë që kemi sjellë.Përmendim konkurset brenda shkollës në lëndën e historisë dhe gjeografisë,mësimin e hapur në lëndën e kimisë,punët me projekte në lëndën e gjuhës e letërsisë që bëhet për herë të parë në sistemin tonë arsimor.Gjithashtu për herë të parë zhvillohen dhe prezantime me programin Power-Point në lëndë të ndryshme.
Për shumë vite  mësuesit e profilit shoqëror kanë  krijuar aktivitete si,drama me temë letrare Antikiteti në sytë tanë,në lëndën e gjuhës tema Si dhe sa ndikon gjuha shqipe në komunikim,në orën e qytetarisëRoli i shtetit dhe organeve të rendit në luftë  kundër trafikut të qenieve njërzore dhe drogës, aktiviteti mbi jetën dhe veprën e MIGJENIT në 95 vjetorin e lindjes së poetit të madh,në konkursin Çfarë të bën ty qytetar”, botimin e revistës Bota e Re si dhe të shumë shkrimeve në gazeta të ndryshme si Mësuesi”,”Bulevard” “Telegraf e shumë të tjera.
Ndërsa në aspektin kulturor kjo punë kurorizohet me sukses me fitoren e Kupës së Maratonës Rinore vite me rradhë, 2004-2005, 2005-2006, 2008-2009 dhe çmimin e parë në aktivitetin per 600-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo është një përvojë që do të pasurohet më tej më punë këmbëngulëse dhe elemente të reja në të ardhmen.
Në qershor të  2008 aprovohet nga MASH edhe hapja e shkollës 9-vjeçare me Urdhër  Nr.275 datë 13.06.2008.